Provat e reja: Titaniku mund të mos jetë përmbytur nga përplasja me ajsbergun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Provat e reja: Titaniku mund të mos jetë përmbytur nga përplasja me ajsbergun

    Insajderi
    29 May 2017 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbytja e anijes më të famshme në botë, Titanikut, mund të jetë shkaktuar nga një zjarr i madh në bord, dhe jo nga goditja me një ajsberg në Atlantikun e Veriut, kanë pohuar ekspertët, pas publikimit të provave të reja për të mbështetur teorinë.

    Më shumë se 1.500 pasagjerë humbën jetën kur anija gjigante e nisur nga Southampton për në Nju Jork, në prill të vitit 1912, u mbyt në det, raporton “The Independent”.

    Ndërkohë që shkaku i katastrofës i është atribuuar për një kohë të gjatë ajsbergut, provat e reja kanë përmbysur të gjitha teoritë, shkruan syri.net. Studiuesit thonë se Titaniku u mbyt për shkak të një zjarri në bordin e anijes, i cili ka qenë aktiv pa u vënë re për pothuajse tre javë, dhe ishte ai që çoi në përplasje.

    Gazetari Senan Molony, i cili ka kaluar më shumë se 30 vjet duke studiuar fundosjen e Titanikut, studioi fotografitë e marra nga inxhinierët kryesorë të anijes.

    Ndërkohë që ekspertët kanë pranuar edhe më parë teorinë e një zjarri në bord, analiza e re e fotografive të rralla, ka bërë që kërkuesit të fajësojnë zjarrin si shkaku kryesor i mbytjes së Titanikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark