×
  • Lajme
  • Lajme

    “Provat ndaj Berishës janë të dukshme”, Yuri Kim mesazh drejtësisë shqiptare: Autoritetet vendase të lëvizin

    Insajderi
    16 September 2021 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Sali Berishën “non grata” për korrupsion madhor, me gjasë nuk është shumë i sinqertë.

    Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. 

    Kim i quajti teori konsipirative të çmendura deklaratat se vendimi për Berishën u ndikua nga Soros, ndërsa tha se “provat janë të dukshme”.

    “Do të thoja që këto histori konspiracioni janë të pavend për një vend aleat në NATO dhe aspirant për në BE. Ditët e teorive të konspiracionit duhet t’i përkasin të shkuarës. Tani, e gjitha ka të bëjë me faktet. Dhe do t’ju them që procesi për përcaktimin e individëve, sidomos individëve të rëndësishëm, është një proces shumë i gjatë dhe shumë tërësor. Dhe, në kohën kur një vendim shkon përpara Sekretarit të Shtetit, pra që të nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit, ai ka kaluar nëpër shumë e shumë nivele shqyrtimi. Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve, në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, po flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë“, tha ambasadorja e SHBA.

    Por pse u mor pikërisht tani ky vendim për Sali Berishën, i cili ka 8 vjet në opozitë?

    “Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë”, tha Yuri Kim.

    Ambasadorja pati një mesazh të qartë pë drejtësinë e re. E pyetur nëse rrezikohet që efikasiteti i një mase të tillë të minohet nëse vetë autoritetet lokale të drejtësise, nuk e ndjekin më pas, nuk e shoqërojnë me ndonjë hetim, Kim kërkoi marrjen e masave.

    “Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime çertifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat“, tha Kim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark