×
  • Lajme
  • Lajme

    Provat për SPAK: Besnik Lulaj i “Marina Bay-Vlorë”, ortak në 2 kazino e 3 biznese me Luftar Hysën e El Chapo

    Insajderi
    06 June 2024 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është detyrim, të fillojnë hetimet për këtë celulë të kartelit meksikan “Sinaloa” që po vepron prej 5 vitesh në Shqipëri, me mbështetjen që po u jep kryeministri Edi Rama, me leje për toka, troje, resorte, kazino, ndërtim kullash, tenderë e përjashtim nga taksat…

    Aq traumë të fortë psikike i dha Edi Ramës dokumentari i “RAI-3”, duke e faktuar si kryeministër që ka lidhje me eksponentë të kartelit mafioz meksikan “Sinaloa”, sa të vetmen rrugë për të fshehur të vërtetat, i mohoi duke gënjyer turpshëm.

    Kryeministri Edi Rama, tha se anëtarin e kartelit mafioz “Sinaloa”, Luftar Hysa, ia kishin çuar në zyrë, duke ia prezantuar si biznesmen serioz nga Kanadaja, për mendime lidhur me një biznes kazinoje, pa e ditur se kush ishte dhe nuk e ka parë qysh atëherë.

    Dhe për anëtarin tjetër të kartelit “Sinalo”, Besnik Lulaj, trafikant e biznesmen me qendër në Vlorë, Edi Rama, tha se nuk e njeh, por ka dëgjuar që është qytetar e biznesmen model, kur faktikisht e ka një nga kamikazët dhe sponsorët e PS në Vlorë, të cilit i jep miliona Euro tenderë e shkon për relaks te resorti i tij.

    E vërteta është, se Edi Rama, 3 vite para takimit në zyrë me anëtarët e kartelit “Sinaloa”, u dha leje për ndërtimin e resortit “Marina Bay” në Vlorë mbi tokë shtetërore të grabitur, ndërsa 2 muaj ps takimit “vëllazëror” në kryeministri me 3 tetor 2020, u dha lejen për kazino në këtë resort.
    Edhe pronari i “Marina Bay”-Vlorë, Besnik Lulaj e një familjar i tij me emrin Besmir Lulaj, që u prezantua në një emision televiziv si jurist i resortit, tha se nuk kanë asnjë lidhje dhe ortakëri në kazino e biznese, me anëtarin e kartelit El Chapo, Luftar Hysa.

    Si informacion për SPAK-un, po publikojmë prova zyrtare, që vërtetojnë, se Besnik Lulaj e Luftar Hysa kanë lidhje biznesi e ortakërie në resortin “Marina Bay”, në kazino e kompaninë “Valona Konstruksion”, të cilat janë kompani guackë të kartelit “Sinaloa”, që nëpërmjet Luftar Hysajt pastrojnë miliarda në Shqipëri, konkretisht 28 milionë dollarë deri tani.

    Gazetari i “RAI-3”, tha se Luftar Hysa e Besnik Lulaj, kanë marrë vetëm 1 leje për kazino te resorti “Marina Bay”-Vlorë; por më 26 gusht 2022, ata kanë marrë leje për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group” te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë, në pronësi të bashkë-trafikantit Lul Morina, të cilin e inauguroi Edi Rama.

    Bëjmë me dije, se 24 milionë Euro për 2 kazinotë në Vlorë e Tiranë, i ka financuar grupi i kazinove “Entretenimiento Palermo-S.A DE” të kartelit El Chapo që i përfaqëson Luftar Hysa.
    Geri Lulaj, djali i Besnik Lulajt, është ortak me Fabjon Hysajn, djalin e Luftar Hysajt në firmën “OVLA Systems” të pajisjeve të kazinove e basteve, me burim financimi nga rrjeti i kazinove të kartelit El Chapo në disa qytete të Meksikësm Poloni e Palermo.

    Rudi Lulaj, djali tjetër i Besnik Lulajt, është ortak në kompaninë e basteve “GAMING MTECH” me adresë resorti “Marina Bay”-Vlorë; në ortakëri me Fatos Hysaj, vëllai i Luftar Hysajt dhe trafikantin Gramoz Murataj, i dënuar burg në Itali në një bandë me vëllain e Fatmir Xhafajt.

    Besnik Lulaj është pjesë e kompanisë “ROSETTA GAMING INC. në Poloni, me adresë: “Aleja 29 Listopada 20, 31-401 Krakovë”; ku pronarë janë Luftar Hysa dhe i biri i tij Fabjon Hysa; ndërsa me Koço Kokëdhimën, ka pastruar miliona lekë, duke shitur e blerë fiktivisht aksionet e kompanisë “Remonit Elektrik Elbasan Sh.A”.

    Është detyrim, të fillojnë hetimet për këtë celulë të kartelit meksikan “Sinaloa” që po vepron prej 5 vitesh në Shqipëri, me lejimin dhe mbështetjen që u jep kryeministri Edi Rama, me leje për toka, resorte, kazino, ndërtim kullash, tenderë miliona Euro e përjashtim nga taksat./Pamfleti

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark