PS e pamëshirshme edhe me diasporën, ja si u nda vota jashtë Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PS e pamëshirshme edhe me diasporën, ja si u nda vota jashtë Shqipërisë

    Insajderi
    18 May 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

    Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka përfunduar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë të hapur). Deri tani, vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët.

    Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave nga diaspora me 61,11% të totalit të numëruar, ose 121.815 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike me 23,56% (46.954 vota), ndërsa Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” është i treti me 7,41% të totalit, ose 14.768 vota.

    Diaspora shqiptare votoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të KQZ-së, gjithsej janë numëruar 201.558 zarfe të dërguara me postë nga 245.935 që ishin zgjedhësit në listën e miratuar nga KQZ-ja, çka përbën një pjesëmarrje prej gati 80 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark