PS e PD takohen në fshehtësi, por pa rezultat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PS e PD takohen në fshehtësi, por pa rezultat

    Insajderi
    15 April 2017 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse ende pa rezultat, pasditen e sotme nisen lëvizjet konkrete për të ulur palët në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

    Mësohet se kryeministri Edi Rama ka mandatuar si negociator deputetin Taulant Balla, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Oerd Bylykbashin.

    Burime të Top Channel thanë se Balla dhe Bylykbashi, u takuan pasdite larg medias për një takim njohës në lidhje me pozicionet që kanë palët.

    Partia Demokratike këmbënguli që dialogu të ndërtohet mbi bazën e kërkesës së saj për krijimin e qeverisë teknike dhe mandatit të saj, ndërsa Partia Socialiste mbron pozicionin se dialogu duhet të nisë pa kushte.

    Por burimet thonë se dera nuk është mbyllur dhe Balla e Bylykbashi pritet të takohen sërish javën që vjen.

    Kontakti i tyre vjen pas propozimeve të Ramës dhe Metës, si edhe në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili të hënën pritet të përcjellë mesazhe të qarta në Tiranë.

    Po ashtu, java e ardhshme ka edhe dy seanca të rëndësishme parlamentare, të martën për “Vettingun” dhe të mërkurën, raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark