PS-ja nuk e voton ndihmën prej 50 milionë eurosh për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PS-ja nuk e voton ndihmën prej 50 milionë eurosh për Kosovën

    Insajderi
    08 February 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Partisë Socialiste, partisë në pushtet në Shqipëri, të enjten nuk e kanë votuar amendamentin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që parashihte ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për Kosovën.

    Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione, të cilat janë duke vazhduar tash e disa muaj.

    Deputetët nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.

    Kryetarja e Kuvendit kaloi direkt në votimin e projektligjeve të planifikuara në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit – në të cilin u rrëzua amendamenti për Kosovën, propozuar nga Basha.

    Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së, Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark