PS kërkon shtyrje të votimit në Vlorë, por dështojnë ta miratojnë – opozita braktis mbledhjen, mungon kuorumi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PS kërkon shtyrje të votimit në Vlorë, por dështojnë ta miratojnë – opozita braktis mbledhjen, mungon kuorumi

    Insajderi
    11 May 2025 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialiste kishte parashtruar të shtunën në KQZ një kërkesë për shtyrjen e afatit të votimit deri në orën 22:00 në qytetin e Vlorës, me arsyetimin se eventi sportiv “Giro d’Italia” mund të kishte ndikuar në procesin zgjedhor.

    Megjithatë, sot nuk u arrit kuorumi në mbledhjen e Komisionit për të miratuar këtë propozim. Dy përfaqësuesit e opozitës u larguan nga mbledhja, ndërsa njëri prej tyre, Franc Nuri, u prononcua për Klan News.

    “Dua të shpreh konsideratën time sepse ne kishim një qëndrim zyrtar qysh dje si replikë dhe përgjigje ndaj PS-së. I parashtruam të gjitha argumentet për këtë propozim. Meqenëse sot Celibashi nuk e vuri në lëvizje institucionin, por vetë një anëtar i KQZ-së vendosi ta merrte përsipër këtë kërkesë. Duhej thirrur nga zoti Celibashi, ai nuk mori iniciativë për të thirrur Rregullatorin. Prandaj gjykuam se nuk ishte kompetencë e Rregullatorit. Votimi në Vlorë nuk do të zgjatet, qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00. Një event sado madhor të jetë, nuk mund t’i mbivendoset procesit zgjedhor,” u shpreh Nuri.

    Për analistin Artan Hoxha, kërkesa e Partisë Socialiste është e pajustifikueshme, shkruan Insajderi.

    “Shifrat e pjesëmarrjes së sotme janë 5% më të ulëta se në vitin 2021. Në Qarkun e Vlorës është vetëm 4% më e ulët. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe, madje është diçka më mirë. Në një qark ku pjesëmarrja është në të njëjtat ritme, të kërkosh shtyrje të afatit… besoj se dy komisionerët janë larguar për të bllokuar kuorumin,” argumentoi Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark