Anëtari i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se dalja e madhe e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare e jep verdiktin e saktë në demokraci, shkruan Insajderi.
Sejdiu përmes Facebook i ka shprehur urimet e tij subjektit që do ta fitojë këtë garë ndërsa rezultatin se a është zgjedhur ai deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se do ta pres çertifikimin nga KQZ.
“Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën”, ka shkruar Sejdiu.