Partia Socialdemokrate (PSD) ka rizgjedhur Dardan Molliqajn kryetar partie me 123 vota pro, një kundër dhe katër abstenime.
Sipas njoftimit të PSD-së, Molliqaj u zgjodh shumicë votash u zgjodh Këshilli Drejtues me 101 anëtarë dhe u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kuvendi zgjedhor i Partisë Socialdemokrate i mbajtur sot, me 28.01.2024 zgjodhi organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme. Me shumicë votash, u zgodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime. Gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statutore”, thuhet në njoftim.
“PSD angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive. Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë kundërshtare e pa kompromis ndaj këtij pushteti”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/