PSD-ja thërret protestë gjithëpopullore të shtunën kundër dënimit të “Calit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD-ja thërret protestë gjithëpopullore të shtunën kundër dënimit të “Calit”

    Insajderi
    19 December 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Social Demokrate ka thirrur protestë gjithëpopullorë për të shtunën në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar qytetarë që t’i bashkëngjiten protestë, që sipas tij, të dëshmohet se Mustafa nuk është dënuar në emër të popullit të Kosovës.

    Ndër tjerash, Molliqaj ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë amendamentin e ligjit për Gjykatën, duke e quajtur Gjykatë të Drejtësisë.

    “Do t’i paraqesim me shkrim dhe do të kërkojmë nga deputetë që të kërkojmë amendamentin e Gjykatës, nuk duam që të jetë Gjykatë Speciale por Gjykatë e Drejtësisë së Kosovës. Ftojmë secilin qytetarë të fjalës së lirë të jetë në protestë që të tregojmë se ky dënim nuk është në emër të qytetarëve”.

    “Tashmë edhe Avokati i Popullit thotë se ky dënim është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut. 24 dhjetor ditë e shtunë nga ora 14:00 nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek institucionet e shtetit do të realizohet protesta.

    Ndryshe, protesta do të mbahet në sheshin Zahir Pajazit deri të institucionet qendrore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark