PSD me aksion kritikon Qeverinë Kurti: Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD me aksion kritikon Qeverinë Kurti: Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s

    Insajderi
    02 June 2022 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate me një aksion të radhës ka kritikuar për nepotizëm qeverisjen aktuale të Albin Kurtit, duke e emëruar një rrugë “Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s”.

    Pas raportimeve në media për parregullësi në tenderin e një rruge, këtë kjo parti po e quan “grabitje të pastër të pasurisë publike” nga ana e partisë në pushtet.

    “”Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar. Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar”, thuhet në reagimin e PSD-së.  

    PSD po e akuzon Qeverinë Kurti se po lejon institucionet të ndikohen nga bizneset.

    “Kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit. Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publikë. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark