PSD me aksion para Qeverisë, kërkon përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD me aksion para Qeverisë, kërkon përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës

    Insajderi
    23 June 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës.

    Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Donjeta Demolli, tha para medieve se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk po ofrojnë siguri për punëtorët e sektorit privat.

    Ajo tha se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, 12 punëtorë e kanë humbë jetën në vendin e punës.

    Ndërsa punëtorët e ndërtimit punojnë dhjetar metra mbi tokë pa siguri fizike, me paga t’ulta, e pa sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës nuk e ka lëvizë gjendjen e mjerueshme që e ka gjet, as për një centimetër. Sa ishte opozitar Albin Kurti na fliste për solidaritet e organizim, sot praktikat shfrytëzuese fillojnë në zyrën e tij”.

    Sot rregulloret e sigurisë anashkalohen, shfrytëzimi është i shfrenum e punëtorët rrugëdaljen e vetme e shohin përmes ambasadave, përmes migrimit. Vetëm në 6 muaj e parë të këtij viti 12 punëtorë e kanë humbë jetën në vendin e punës. Një nga ta ndërsa ishte duke punuar në një projekt të qeverisë. Për këtë qeveri, këto raste janë veç numra regjistrash në spitalet e shtetit”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark