×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD nuk garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo është arsyeja

    Insajderi
    08 October 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kjo parti nuk do t’i hyjë garës së 9 shkurtit.

    Ai ka shtuar se alternativa politike që e përfaqëson PSD nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në kuvend.

    Ai ka thënë se kanë refuzuar “rrugën e dobët të koalicioneve”.

    Molliqaj ka thënë se do të jenë prezent përmes aksionit dhe fjalës.

    “Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend. Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku  bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet. Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt. Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark