
Partia Socialdemokrate do të mbajë sot konferencë për media.
Njoftimi i plotë:
Sot, me datën 17 qershor (e premte), prej orës 14:00, PSD mbanë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në zyrën e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, 4 Llullat, Nr.68.
Ju ftojmë ta ndiqni konferencën!
Ndërkohë, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar gjatë ditës së djeshme. Të njëjtit u liruan dje.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se i kanë liruar pas dy orësh.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.
Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest nga Gjykata, e aktivistët e tjerë u prangosën pasi provuan të pengojnë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, kur ata po arrestonin kreun e PSD-së.
/GazetaInsajderi