Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë sot një aksion simbolik ndaj aferës së ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishajt.
Aktivistët e kësaj partie kanë ulur flamujt e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashme.
Ata i kanë zëvendësuar flamujt me disa të tjerë në formën e karmonedhave me portretrin e ambasadorit, Martin Berishaj.
Berishaj është i implikuar në një skandal finaciar me kompaninë GEN me seli në Beograd.
Nol Nushi, anëtar i Kryesisë së PSD-së tha se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt. /Insajderi