Katër vende arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, duke thënë se ky hap është ndërmarrë për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë kritikuar mbështetjen e Katarit ndaj vëllazërisë myslimane.
Përçarja midis Katarit dhe vendeve të tjera arabe u intensifikua të hënën, kur Arabia Saudite mbylli kufirin tokësor me Katarin dhe së paku pesë kompani ajrore nga ky shtet.
Arabia Saudite, një vend i dominuar me myslimanë suni, ka kohë që ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Iranin, i dominuar nga myslimanë shi’it. Sauditët kamë zhvilluar një “koalicion sunit” në rajon, për të penguar influencën e Iranit në vend.
Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Jemeni kanë ndërprerë lidhjet me Katarin të hënën, duke pretenduar se kjo monarki e pasur me energji, po ul stabilitetin në rajon duke mbështetur grupet militante të lidhura me Iranin. Autoritetet e këtyre shteteve, u kanë dhënë afat njerëzve me kombësi nga Katari, dy javë për t’u larguar nga vendet e tyre.
Arabia Saudite ka kufirin e vetëm tokësor me Katarin dhe popullsia e Katarit, e cila është rreth 2.5 milionë, ushqehet kryesisht me prodhime që vijnë nga Arabia Saudite, raporton Usa Today.
Katari i ka mohuar pa pushim pretendimet e shteteve të tjera, se ata janë duke mbështetur grupet militante në rajon. Shteti ka marrë lëvdata për qëndrimin e tij nga vendet e tjera sunite dhe mbështetjen e tyre për “vëllezërit mysliman” në Egjipt.
Katari gjithashtu është një mbështetës kryesor financiar në Gaza, i cili kontrollohet nga Hamasi. Hamasi konsiderohet një grup terrorist nga SHBA-të dhe disa vende të tjera. /Insajderi.com