“Pse asgjë çka premtuar nuk e realizuat”, ministrja Haxhiu përplaset me një komentues në Instagram – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pse asgjë çka premtuar nuk e realizuat”, ministrja Haxhiu përplaset me një komentues në Instagram

    Insajderi
    05 January 2023 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke se kohën e lirë e kalon në rrjetin social Instagram. Ajo së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve që i janë bërë nga ndjekësit, në llogarinë e saj.

    Një ndjekësi i është drejtuar ministres me pyetjen “Pse asgjë çka premtuat nuk e realizuat vetëm folni për qeveritë e kaluara?“, shkruan Insajderi.

    Në përgjigjen e saj ministrja i ka thënë se nuk qëndron fjalia që vetëm tek qeveritë e kaluara kapen.

    Sipas saj, shumë zotime të tyre janë realizuar dhe disa prej tyre janë në proces.

    “Kjo nuk qëndron, Shume pre zotimeve tona janë realizuar, disa janë në proces dhe disa do të realizohen edhe për 2 vite te tjera sepse zotimet që kemi dhënë janë për mandatin 4 vjeçar”, ka shkruar Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark