Pse çokollata Twix u detyrua ta hiqte reklamën nga transmetimi - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Pse çokollata Twix u detyrua ta hiqte reklamën nga transmetimi

    Insajderi
    13 June 2025 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një reklamë për çokollatën Twix është ndaluar nga transmetimi, pasi u vlerësua se promovonte drejtimin e pasigurt të automjetit. Vendimi erdhi pas pesë ankesave që e konsideronin reklamën të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme.

    Kompania Mars-Wrigley, pronare e markës Twix, e mbrojti reklamën duke argumentuar se ishte realizuar me një stil “kinematografik” dhe vendosur në një “botë absurde, fantastike dhe larg realitetit”.

    Megjithatë, Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) vendosi se reklama në fjalë “miratonte sjellje të pasigurt gjatë drejtimit të mjetit” dhe urdhëroi që ajo të mos shfaqej më.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark