Pse dështoi plani i evakuimit të 200 mijë civilëve nga Mariupoli? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pse dështoi plani i evakuimit të 200 mijë civilëve nga Mariupoli?

    Insajderi
    06 March 2022 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tani po marrim më shumë detaje mbi kolapsin e evakuimit të Mariupolit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IRIC) shpresonte të fillonte evakuimin e 200 mijë njerëzve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

    Ajo thotë se ekipet e saj filluan hapjen e rrugës së evakuimit nga Mariupol në Zaporizhzhia përpara se “armiqësitë të rifillonin”.

    Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord në parim për evakuimin e civilëve, por nuk kishin arritur të bien dakord për detajet se si do të ndodhte evakuimi, raporton bbc.

    Në veçanti, tha IRIC, të dy palët nuk kishin rënë dakord për:

    Kohën specifike, vendndodhjet dhe rrugët e evakuimit;
    Kush mund të evakuohet vullnetarisht;
    Kur mund të sillet ndihma.

    IRIC njoftoi se pjesë e dialogut lehtësues, por “nuk mund të jetë garantuesi i një marrëveshjeje armëpushimi midis palëve ose i zbatimit të saj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark