Pse disa njerëz “përndiqen” më tepër nga mushkonjat se të tjerët? – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse disa njerëz “përndiqen” më tepër nga mushkonjat se të tjerët?

    Insajderi
    20 July 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa njerëz duket sikur janë në “shënjestër” të mushkonjave më tepër se disa të tjerë. Hulumtimet më të fundit kanë treguar se ka disa arsye shkencore se përse ndodh kjo.

    Sipas Shoqata Kimike Amerikane (ACS) disa prej nesh me të vërtetë tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerët, bazuar në kimikatet që çlirohen nga lëkura jonë.

    Studiuesit shprehen se kërkimet e bëra në këtë drejtim zbuluan se kishte disa acide karboksilike të ndryshme që shfaqen në lëkurën e personave që “përndiqen’ më shumë nga mushkonjat.

    Hulumtimet e mëparshme tregojnë se përdorimi i produkteve me aromë kokosi në dush mund të jetë gjithashtu i dobishëm që të mos afrohen mushkonjat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark