Përdoruesit e rrjeteve sociale janë të bindur se Donald Trump po bëhet gjithnjë e më shumë “i portokalltë”.
Trump, i famshëm për ngjyrën e fytyrës së tij ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai përdor çdo lloj nxirjeje artificiale ose produkte të ndryshme për t’u nxirë. Për këtë, një zyrtar ka këmbëngulur se lëkura e tij varet vetëm nga “gjenet e mira”.
Në një fotografi të fundit të tij nga një tubim në Wisconsin, ka bërë që përdoruesit e “X” të bënin shaka me ngjyrën që sipas tyre ishte bërë edhe më e dukshme.
Gjithsesi, Emily Elsie, redaktore amerikane e fotografive tha se ndryshimi i nuancës së lëkurës së presidentit të Amerikës, është i lidhur drejtpërdrejt me nivelet e tij të stresit.
“Kohët e fundit, mendoj se diçka më psikologjike po ndodh. Kur Trump mori detyrën në vitin 2017, ai ishte dukshëm më pak portokalli, por me kalimin e mandatit të tij, u bë më shumë. Sa më shumë i stresuar, aq më shumë ngjyrë”, tha ajo.