Pse duhet të hani mandarina çdo ditë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse duhet të hani mandarina çdo ditë

    Insajderi
    19 January 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mandarina është lloji i frutave më të preferuar gjatë stinës së dimrit.

    Pse duhet të hani mandarina çdo ditë.

    Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm, transmeton lajmi.net.

    Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë.Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

    Vitaminë C për përthithjen e hekuritKonsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj.

    Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.

    Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut.Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark