Pse ia përmendin thikat Gjestit? Leo sqaron ngjarjen që ndodhi edhe në Big Brother të Kosovës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pse ia përmendin thikat Gjestit? Leo sqaron ngjarjen që ndodhi edhe në Big Brother të Kosovës

    Insajderi
    02 March 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti këto ditë bëri një veprim të pazakontë në Big Brother VIP Albania 4.

    Ai kaloi murin rrethues të shtëpisë, teksa për këtë pati aludime të shumta në rrjet.

    Në lidhje me këtë pati një gjë me thika që iu përmend nga G Bani e Gerta, e që për këtë më pas u dhanë disa versione edhe për sa ishte në Kosovë.

    Leo dhe Lela kanë qenë të ftuar në Fan Club, ku edhe kanë folur rreth kësaj situate.

    Leo, i cili kishte një raport të ngushtë me të, tha: “E kemi pasur një lojë me Gjestin. Gjithçka ka ardhur nga ajo lojë. Nuk ka qenë asgjë hiç që Gjesti është i dhunshëm, mund të them se është shumë djalosh. Nuk ka qenë ndonjë gjë, se e kam parë nëpër komente. Nuk është e vërtetë”.

    Tutje ai tha: “Besoj që po e bën një lojë shumë të mirë, po bën disa provokime deri në limit”.

    I gjithë ky gjest i këngëtarit pejan sipas Leonardos është bërë për vëmendje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark