×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Pse iPhone i ardhshëm mund të jetë më i ngadalshëm sesa Galaxy S8

    Insajderi
    26 April 2017 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    iPhone i ardhshëm mund të mos jetë i aftë të konkurrojë me Galaxy S8-ën kur bëhet fjalë për shpejtësinë e shkarkimit nga interneti.

    CNET publikoi ditën e Marte një raport ku shpjegon arsye pse iPhone 8 do të ngelet pas. Në fillim të këtij muajit Qualcomm ju përgjigj Apple me një kundërpadi ku thoshte se modemët Qualcomm nuk përdoren në gjithë potencialin që zotërojnë.

    Apple blen modemë rrjeti jo vetëm nga Qualcomm por edhe nga Intel. Dhe këtu fillon e gjithë meseleja sepse të dy modemët duhet të përformojnë njëlloj në iPhone, diçka e cila nuk është e mundur nëse modemët testohen veçmas.

    Kompanitë tashmë kanë filluar të lançojnë rrjet e tyre të para të ashtuquajtura Gigabit LTE ndërsa po lëvizin drejt 5G-së. Edhe pse Apple përdor procesorët e saj, kompania blen modemët nga Qualcomm dhe Intel.

    Për fat të keq Intel ende nuk ofron një model Gigabit LTE ndërsa Qualcomm po. Apple i ngelet vetëm një opsion, të lançojë një iPhone i cili nuk ofron teknologjinë Gigabit LTE.

    Megjithatë ekzistojnë spekulimet se Apple mund të ruajë modemët Gigabit LTE për modelin e rangut të lartë iPhone 8 i cili do të ketë shumë tipare dalluese nga modelet iPhone 7S si ekrani OLED.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark