Pse ISIS zgjodhi të bombardojë gjatë Ramazanit? Gjithçka lidhet me vetë historinë e islamit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse ISIS zgjodhi të bombardojë gjatë Ramazanit? Gjithçka lidhet me vetë historinë e islamit

    Insajderi
    04 July 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë 160 njerëz janë vrarë në sulmin e së dielës në Bagdad. Ky është vetëm njëri ndër tetë sulmet e ndodhura që mendohet se i ka shkaktuar Shteti Islamik apo botërisht i njohur si ISIS gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Në përgjithësi, 300 njerëz kanë vdekur nga sulmet e tilla nga Orlando në Daka e deri në Stamboll, raporton BBC.

    Ramazani tradicionalisht është parë si muaj i solidaritetit, paqes dhe qetësisë shpirtërore por për një organizatë si ISIS, Ramazani shihet si muaji i “gjuetisë”.

    Për 30 ditë myslimanët heqin dorë nga ushqimi dhe pijet gjatë periudhës deri në perëndimin e diellit dhe besojnë se Zoti i falë gjatë kësaj kohe. Zakonisht xhamitë gjatë kësaj kohe janë te mbushura plotë me besimtarë, të cilët besojnë në mëshirën e Zotit.

    baghdad

    Paragjykimet së bashku me puritanizmin asketik është mendimi i radikalëve, të cilët besojnë se muaji i Ramazanit është muaj i plaçkitjes dhe pushtimit. Ata besojnë se tani është momenti i përshtatshëm për të dyfishuar luftën e tyre kundrejt civilizimit perëndimor dhe për këtë arsyje këta organizojnë sulme dyfish më shumë.

    Besimi se Ramazani është muaji i luftës vije nga vetë historia e Islamit. Në këtë muaj profeti Muhamed zhvilloi xhihadin e tij të parë i njohur si lufta e Bedrit, e zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit të vitit 624.

    Tetë vjet më vonë, po ashtu në muajin e Ramazanit, Muhamedi mori Mekën, në qytetin që më vonë do të ndërtojë Qabën dhe se sot konsiderohet si më i shenjti i myslimanëve.

    E gjithë kjo mbush radikalët me energji duke pretenduar se xhihadi është, në vetvete, shumë më tepër se sa veprimet militante. Kjo është parë edhe si një akt adhurimi, ngjashëm me aktet e zakonshme rituale dhe se luftohet në “Fi sabah Allah” apo në shqip, “Në rrugë të Allahut”.

    Abdullah Azam, i cili shpesh është quajtur edhe si “kumbara i xhihadit modern” për shkak se udhëhoqi luftëtarët arabë te luftojnë në Afganistan gjatë viteve të 80-ta, argumentoi se “të neglizhosh  xhihadin është sikur braktisja e agjërimit”.

    Më vonë ai shkroi se “xhihadi është forma më e mirë e adhurimit dhe se myslimani përmes tij mund të mbërrijë dritën apo Parajsën”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark