
Byroja Komunale e Kulturës e Pekinit lëshoi një urdhër kundër yllit të popit kanadez, Justin Bieber, i cili ishte në mesin e një turneu global.
përmirësim
Urdhri ishte që këngëtari të mos performojë në Kinë, njofton New Yorker, përcjell Insajderi.
“Justin Bieber është një këngëtar i talentuar”, pohoi zyra, në një deklaratë të lëshuar më 21 korrik. “Por për të ruajtur rendin në tregun kinez dhe për të pastruar mjedisin e performancave kineze, nuk është e përshtatshme për të sjellë artistë jo të sjellshëm.”
Qeveria kineze e cila nuk praktikon të nxjerrë në pah logjikën e dekreteve të saj, nuk ka elaboruar më shumë për “sjelljen e keqe”, që e kishte futur këngëtarin kanadez në mesin e artistëve të listës së zezë.
Sjelljet e Bieber në koncertet e fundit në Azi mund të kenë ndikuar në paraqitjen e tij në Kinë.
Njëra prej takimeve më të këqija në Azinë Lindore të Justin, ishte në Tokyo. Këngëtari ka nderuar të vdekurit e luftës, duke përfshirë edhe ata që shkaktuan mizori mbi civilët kinezë dhe koreanë, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Natyrisht, Bieber nuk është artisti i parë që ka hyrë në listën e zezë të artistëve të Kinës.
Në vitin 2008 në një koncert në Shangai, këngëtarja islandeze Björk zemëroi zyrtarët duke i bërë thirrje Tibetit, në fund të këngës së saj “Declare Independence”.
Si kundërpërgjigje, ministria e kulturës së Kinës lëshoi një deklaratë ku thuhej se “çdo grup artistik apo individ që ndonjëherë është përfshirë në veprimtari për të kërcënuar sovranitetin tonë kombëtar, nuk do të lejohet”.
Ndalimi përfshinte edhe artistët që “kërcënojnë unitetin kombëtar” dhe “shkelin besimet fetare apo normat kulturore”.
Që atëherë, ministria e cila shqyrton të gjitha veprimet e huaja, ka mohuar hyrjen për të gjithë artistët si Oasis, Lady Gaga, Brad Pitt dhe Richard Gere për pjesëmarrjen e tyre në lëvizjen Të Lirohet Tibeti./Insajderi.com