Pse Kurti priti të ‘poshtërohej’ dje në Bruksel, dhe më pas ta shkarkonte Ekipin Menaxhues të Asociacionit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse Kurti priti të ‘poshtërohej’ dje në Bruksel, dhe më pas ta shkarkonte Ekipin Menaxhues të Asociacionit?

    Insajderi
    03 May 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i qeverisë, Albin Kurti, shkoi në Bruksel – pa e ditur se çfarë draft-statuti për Asociacionin do ta paraqiste ekipi i Kosovës në Bruksel.

    Ai dokumentin për themelimin e Asociacionit e pa në tavolinë, në kohë thuajse të njëjtë siç mund ta kenë parë edhe banorët tjerë të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, pse Kurti lejoji t’i bëhej ky ‘poshtërim’ në Bruksel?

    Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, ishin katër anëtarët serbë të Ekipit Menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Të njëjtit nuk i kanë raportuar për asnjë sekond shtetit të Kosovës, për atë se çfarë po shkruajnë në dokumentin fillestar të Asociacionit – ndonëse me vendim të qeverisë ishin emëruar për ta kryer këtë detyrë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas këtij vendimi të qeverisë i dal nga marrëveshja e Brukselit i nënshkruar më 2020 nga Goran Rakiq, atë kohë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lolak, ekipi menaxhues draftin e statutit për Asociacion fillimisht do të duhej ta dorëzonte në MAPL.

    Kjo e fundit do të duhej ta çonte në qeveri, qeveria ta ndryshonte dhe modifikonte dhe më pas ta prezantonte në Bruksel, shkruan Gazeta Insajderi.

    Do të thotë Ekipi Menaxhues për Asociacion nuk ka pasur mandat të paraqes asnjë dokument në Bruksel.

    Pavarësisht kësaj, Kurti ka lejuar që draft-statuti të paraqtitet para tij dhe të tjerëvë në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vetëm pas këtij momenti që dje ndodhi në qendrën europine të dialogu, Kurti ka vendosur sot ta shkarkojë Ekipin Menaxhues të Asociacionit.

    “Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković”, thuhet në njoftimin e Elbert Krasniqit, ministrit të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pse Kurti s’e shkarkoi më heret Ekipin Menaxhues të Asociacionit?

    Nga takimi i fundit që kishin Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër, Kurti e kishte të ditur se duhej të shkruhej drat-statuti më Asociacioni.

    Madje ai e dinte se edhe nga kush përbej grupi do që ta draftonte dokuemntin për Asociacionin, dhe se rol kyç aty kishte Danijela Vujiçiq, deputetja e Aleksandar Vuçiq në Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, pavarësisht të gjitha informative, i pari i qeverisë nuk mori vendim për shkarkimin e saj dhe të tjerëvë, ndonëse mund ta kishte idenë se çfarë do të shkruante ajo dhe kolegët e saj në draft-statutin për Zajednicën siç e quante Kurti dikur.

    Vendimi u mor veç sot, pasi kryeministri tha se “dëshira e tyre për një Republikë Sërpska e ka shkruar këtë statut“, shkruan Gazeta Insajderi.

    Çfarë ndodhi mbrëmë në Bruksel, dhe çka tha Kurti?

    “Qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, tha Kurti, duke iu referuar entitetit me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili gëzon kompetenca që e sfidojnë pushtetin qendror.

    Kurti tha se dokumenti, si i tillë, është “fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë” e vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Unë kam propozuar një draft-vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet dhe çfarë do të duhej të ishte korniza që e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë”, tha Kurti, duke shfaqur shpresën se ai “do të trajtohet me seriozitet” nga ana e ndërmjetësuesve evropianë të dialogut.

    Në këtë dokument të Kurtit thuhet, mes tjerash, se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vuçiq, në anën tjetër, tha se Kosova “ose do ta pranojë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”.

    Derisa shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se me paraqitjen e draft-statutit për Asociacionin në tryezë, Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013, ndërsa për parimet e tij janë dakorduar në vitin 2015.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar po atë vit se disa prej këtyre parimeve nuk janë në përputhje me frymën e Kushtetutës, por ka thënë se, nëse ato harmonizohen, Asociacioni mund të formohet, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark