“Pse më ke inat?”- Nisin përplasjet e para mes dy banorëve në BBVA – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Pse më ke inat?”- Nisin përplasjet e para mes dy banorëve në BBVA

    Insajderi
    14 January 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e ‘Big Borther Vip 3’ nuk kanë humbur kohë dhe menjerë kanë marrë pozicionet e tyre në lojë, duke nisur me debate dhe përplasje.

    Që prej mbrëmjes së djeshme, pas përfundimit të spektaklit, aktorja Egla Ceno u përplas me Jul Dedën, për zhveshjen.

    Ndërsa sot shkak janë bërë syzet e Eglës, që sipas saj, kanë humbur.

    Egla hodhi kunjë duke thënë se mund t’ia kishte marrë Juli, ndërsa ky i fundit tha se maksimumi mund t’ia kishte thyer.

    Mënyra sesi iu përgjigj Juli, Eglës nuk i pëlqeu dhe kjo e pyeti pse e ka inat.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Syzet e diellit, mos i ka marrë gjë Juli…

    Juli: Si the, si the? Përmende gjë emrin tim? Kush ti ka marrë? Nuk po të dëgjoj çfarë thua.

    Egla: Prapë duhet të flasë?! Syzet e mija të diellit që po i kërkoj, mos i ke marrë pa dashje dhe i ke hedhur?!

    Juli: Mos i kam marrë unë?! Po jo moj zemër…

    Egla: I ke hedhur?

    Juli: Jo, jo, jo, jo… Maksimumi mund t’i kem thyer.

    Egla: Do kontrollojmë kamerat, u pa puna. Po pse më ke inat mor Juli, çfarë ke?

    Juli: Po jo mo, nuk të kam inat, por ti se çfarë…

    Egla: Unë flas, ti thua “fillove ti…”. Sikur këna qenë martu 20-vjeç.

    Juli: Po se çfarëdo lloj gjëje që bëjë, ti thua “jo po…”.

    Ilnisa: A të ngacmon mor Juli?!

    Juli: Lëre, lëre s’ka gjë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark