×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pse mërgata trajtohen si dele”- kunati i Albulena Haxhiut godet deputeten e VV’së

    Insajderi
    07 July 2024 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Krasniqi, kunati i ministres Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer mënyra se si Vetëvendosja po trajton mërgimtarët. Në një nga reagimet e tij, ka kritikuar edhe një postim të deputetes Arjeta Fejza, për një takim në Turku të Finlandës.

    Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar se politika në Kosovë e trajton mërgatën si “dele”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pse krejt POLITIKA në Kosovë e trajton mergatën si dele! Kjo në fakt edhe me kontributin e saj!  Takimëve skutave sa për foto veq komunitetit, mërgatës vendit e kombit nuk i kontribojnë! Sëcili politikan që vjen nga Kosova në Finlandë, nuk takohët as sipas rendit e zakonit shqiptar, as sipas rendit e protokollit politik, por sipas metodave sa për sy e faqe! KOT! “, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

    Ai tutje ka kritikuar deputeten Fejza duke thënë se “këso takime të këtyre stileve vjen bënë edhe Elmi Reçica” dhe të tjerët.

    “Ama ju krejt të drejtën e botës e keni me ba çka doni! E na kemi me ua tregu sa të pshtirë jeni”, përfundon postimi i tij.

    Deputetja Fejza me anë të një postimi më 23 qershor kishte njoftuar për një takim të saj me disa mërgimtarë në Finlandë.

    “Se Lëvizja jonë është në rrugën e duhur, me mbështetje të madhe nga mërgimtarët tanë në Finland u konfirmua edhe gjatë takimit që kisha me anëtarët e Lëvizjes nga ky vend. Përveç angazhimit politik, Bujar Hajdini, Nazif Beqiri, Rizah Veseli, Fatos Durmishi, Xhevat Ademi, Sami Istrefi dhe Sulltan Ademi janë të zot edhe në profesionet e tyre, duke filluar nga fusha e ndërtimtarisë, e sportit, e shëndetësisë e deri tek fusha e ekonomisë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Kujtojmë se kunati i ministres Haxhiu kishte lëshuar Kosovën për të mërguar në Finlandë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark