Pse ndjehemi më të lumtur kur zgjohemi herët? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse ndjehemi më të lumtur kur zgjohemi herët?

    Insajderi
    09 July 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘’Kush zgjohet në mëngjes e ka fatin pas dere’’.Nëse je një person që zgjohesh herët në mëngjes, do të kuptosh se sa shumë prioritete ke në ndryshim nga të tjerët. Njerëzit e mëngjesit janë më të lumtur se sa ata të natës, sipas një studimi të fundit dhe më poshtë do ju rendisim disa arsye përse ndodh kjo.

    Zgjohen mirënjohës
    Njerëzit e lumtur, pasi zgjohen në mëngjes, ndihen mirënjohës ndaj jetës dhe ndaj të qenit gjallë. I janë mirënjohës jetës për dhuratën dhe gëzimin e një dite të re. Por edhe kur gjërat janë negative, ata në mendjen e tyre krijojnë një listë me të gjitha gjërat pozitive.

    Nuk e braktisin kurrë mëngjesin
    Ata e dinë që ngrënia e mëngjesit është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse ai ofron të gjitha vlerat ushqyese thelbësore për të pasur një ditë të suksesshme dhe me energji. Planifikimi i një mëngjesi të mirë një natë para është një ide shumë e mirë. Para se të flesh, mund të bësh gati disa ushqime, për të kursyer kohë në mëngjes, pa rënë nën presionin e kohës.

    Nuk e harrojnë kurrë lidhjen shpirtërore
    Nëse zgjohesh herët në mëngjes, flladi dhe era e mëngjesit të japin jetë dhe frymëmarrje. Njerëzit e lumtur meditojnë për të çliruar mendjen e tyre. Pasi zgjohen, ata i kushtojnë kohë meditimit, yoga-s, lutjeve apo aktiviteteve të tjera me lidhje shpirtërore. Kështu, çdo mëngjes ata gjejnë kohën për lidhjen me shpirtin.

    Merren me aktivitet sportiv para se të fillojnë punën
    Shumë njerëz preferojnë të ecin herët në mëngjes, para se të fillojnë punën, por shumë të tjerë fillojnë stërvitjen që në orën 6.45. Një studim tregon se sa më shumë ushtrime të bëni në mëngjes, aq më e dobishme do të jetë dita, edhe pse kjo mund të mos u përshtatet të gjithëve për shkak të kohës së kufizuar dhe punës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark