Të gjitha e dimë ç’heqim para periodave: Luhatje humori, uri, nervozitet i kotë dhe dhimbje, ndonjëherë edhe shumë.
E vetmja dukuri interesante gjatë atyre ditëve janë ngacmimet e shtuara teksa ecim rrugëve, apo flirtet që dalin nga hiçi.
Sipas një studimi të Universitetit të Oxford-it, ndryshimet hormonale nga cikli mestrual e bëjnë gruan shkencërisht më të puthshme.
Nga 12-24 orë kur gruaja është duke ovuluar, burrat janë të tërhequr seksualisht prej saj.
Ekspertët e lidhin me kohën kur gruaja është më pjellore e burrat ndjekin orën biologjike për “ta fituar” atë, mund të mos jesh e respektueshme, e sjellshme, por je më pasionante.
Fytyra e gruas ndryshon gjatë fazës së ovulimit. Bëhet më simetrike, sytë më të ndritshëm, buzët fryhen, po ashtu edhe gjoksi, duke u bërë më tërheqëse për sytë e gjinisë tjetër.