Pse njerëzit janë të bindur se Elon Musk është babai i binjakëve të Amber Heard? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pse njerëzit janë të bindur se Elon Musk është babai i binjakëve të Amber Heard?

    Insajderi
    13 May 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amber Heard ka befasuar ndjekësit me një postim në Ditën e Nënës, ku zbuloi se është bërë nënë e binjakëve – një vajze me emrin Agnes dhe një djali me emrin Ocean.

    Aktorja e “Aquaman” ndau një foto të këmbëve të tre fëmijëve të saj, duke e quajtur këtë moment “plotësimin e familjes për të cilën kam ëndërruar prej vitesh”.

    Aktorja 38-vjeçare është tashmë nënë e tre fëmijëve, të gjithë të lindur përmes një nëne zëvendësuese – një zgjedhje që ajo e ka konsideruar si një rrugëtim më të thellin dhe më të vetëdijshmin që ka bërë ndonjëherë.

    Por rrëfimi i Amber nuk ka kaluar pa thashetheme. Pasi publikoi lajmin, rrjetet sociale shpërthyen me spekulime mbi identitetin e babait të binjakëve – dhe sërish, emri i Elon Musk doli në pah.

    Heard dhe Musk patën një lidhje mes viteve 2016-2018 dhe gjatë gjyqit të famshëm me Johnny Depp, u përmend një konflikt i mëparshëm mes Heard dhe Musk mbi embrione të ngrira. Sipas një raporti të vitit 2022, Musk dëshironte që ato të shkatërroheshin, ndërsa Heard donte t’i ruante – çka rindez tani dyshimet për një lidhje të mundshme mes tij dhe fëmijëve të aktores.

    Pavarësisht gjithë zhurmës, Amber vazhdon të mos zbulojë identitetin e babait, njësoj siç bëri edhe me vajzën e saj të parë, Oonagh, e lindur në vitin 2021. Tashmë, ajo thotë se zemra dhe duart i janë mbushur plot me dashuri nga “Heard gang”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark