Pse nuk duhet që veturën ta fikni menjëherë pas vozitjes? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse nuk duhet që veturën ta fikni menjëherë pas vozitjes?

    Insajderi
    21 March 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fikja e veturave menjëherë pasi ndaloni është veprim i gabuar, sipas ekspertëve, shkruan “Autoblog”.

    Vetura, sipas tyre, nuk duhet të fiket për shkak të nxehjes së motorit.

    “Pas një vozitje të gjatë, mos e fikni veturën. Një pjesë e motorit nxehet aq shumë, dhe pastaj e transferon atë nxehtësi në pjesët e tjera të motorit dhe gjithçka nxehet. Motori ftohet duke e lënë veturën ndezur për një kohë, por pa lëvizur”, kanë konstatuar ekspertët.

    Nxehtësia nga motori, veçanërisht nëse automjeti është i ndezur për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë dëmtime afatgjatë në pjesët e tjera të motorit nëse ndaloni dhe fikni motorin menjëherë pas drejtimit.

    Në fakt, motori atëherë nuk ka mundësi të ftohjes, dhe nxehtësia transferohet në vend të tjera.

    Pas një vozitje të gjatë ose të shpejtë, ndaloni makinën, mbajeni në neutral për disa minuta dhe më pas fikeni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark