×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse nuk duhet të pini kafe para seksit

    Insajderi
    09 July 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur bëhet fjalë për seksin, ka disa gjëra që secili prej nesh mund të bëjë për t’u përgatitur

    Qoftë nëse bëhet fjalë për t’u kujdesuar për pjesët intime, për të vendosur pak muzikë sensuale, për të bërë një dush dhe shumëçka tjetër që të ndiheni të relaksuar dhe në humor.

    Ushqimi dhe pijet mund të jenë gjithashtu një temë me interes. E ndërsa flasim për pijet, kafeja është një syresh prej tyre që ka gjithmonë interes, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen apo shmangien e saj para aktit seksual.

    Kafeja sipas mjekëve ka efekt natyral stimulues të zorrëve dhe kjo është një nga motivet kryesore pse duhet të shmanget në dhomën e gjumit.

    Kafeina dhe acidet e kafesë mund të shkaktojnë shqetësime në tretje te disa njerëz, pasi ajo ndikon në frekuencën e kontraktimeve në traktin tretës gastrointestinal. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i drejtohen pijeve si një stimulues natyral që i ndihmon ata të ndihen të shfryrë.

    Kafeja mund të përkeqësojë simptomat tuaja dhe t’ju largojë nga aktiviteti seksual që mezi prisnit të kënaqeshit. Plus, ajo që shtoni në kafe ka shumë rëndësi.

    Intoleranca ndaj qumështit mund të shkaktojë simptoma si gazra, fryrje dhe diarre.

    Pra, nëse synimi juaj është që akti seksual të shijohet në maksimum dhe të mos ndërpritet nga simptoma apo situata të pakëndshme, hiqni dorë nga kafeja para seksit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark