Ish-kandidati për deputet nga radhët e LVV, njëherit këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Hysamendin Feraj pas një pauze tetë ditore është rikthyer në rrjetin social, Facebook, me postime banale.
Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.
Këshilltari i Kurtit nuk la pa përmendur as SBASHK-un, për të cilët tha se po marrin mbështetje nga “e djathta” e Kosovës.
Ndryshe, edhe Kurti ditën e djeshme i quajti sindikalistët si të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Edhe këtë javë:
– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!
– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!
– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!
– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!
– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!]