Pse nuk është bërë publike shpallja në kërkim e Dukagjin Nikollajn – Përgjigjen nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse nuk është bërë publike shpallja në kërkim e Dukagjin Nikollajn – Përgjigjen nga Policia

    Insajderi
    09 August 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë pesë ditë që Policia e Kosovës po e kërkon Dukagjin Nikollajn pas përfshirjes në incidentin në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person.

    Shpallja në kërkim e tij nuk është bërë publike.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, policia njofton se që nga data 5 gusht i dyshuari është vendosur në Kërkim Policor në sistemin e PK dhe në STOP LIST në sistemin e menaxhimit të Kufirit- BMS.

    Që nga momenti i identifikimit të tij  si i përfshirë në rast, i   dyshuari  përmes e-mailit zyrtar së bashku me foto është shpallur ne kërkim policor për te gjitha njësitë policore. Po më datë  05.08.2023,  pas inicimit te rastit është përpiluar Kallëzim Penal,  i dyshuari D.N. menjëherë po në këtë datë (05.08.2023)  është vendosur në Kërkim Policor (dmth  personi i dyshuar është vendosur  në kërkim policor në sistemin e evidentimit të rasteve  në PK (SIPK)  dhe i njëjti është vendosur  edhe në STOP LIST n; sistemin e menaxhimit të Kufirit- BMS)”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Policia nuk ka bërë të ditur se pse nuk është bërë publike shpallja në kërkim e tij siç ndodh në rastet e tjera.

    “Wanted by the FBI” – E kaluara kriminale e Dukagjin Nikollaj

    Përpos përfshirjes në përleshjen në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

    Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

    “Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

    Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.  

    Foto: Dukagjin Nikollaj

    Gazeta Insajderi sjell një video -përmbledhje se si ndodhi i gjithë rasti:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark