×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Pse nuk po funksionalizohet Stacioni i Autobusëve në Podujevë? Projekti 1.3 milionë euro që Bulliqi ia preu shiritin para tre muajve

    Insajderi
    05 September 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po bëhen tre muaj që kur iu pre shiriti projektit 1.3 milionësh në komunën e Podujevës. Në qershor të këtij viti kryetari Bulliqi njoftoi se stacioni i autobusëve u përurua, mirëpo nuk dihet pse nuk është duke u funksionalizuar. Nga kjo komunë kanë heshtur kundrejt pyetjeve të Gazetës Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Me 19 qershor, në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës u përurua projekti i stacionit të ri të autobusëve në këtë komunë.

    Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Podujevës thuhej se Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare.

    Ndërkohë me 12 dhjetor të vitit 2022, ishte nënshkruar kontrata për këtë projekt. Fitues të tenderit ndërtimin e stacionit të autobusëve ishin operatorët ekonomik: EING COM, SH.P.K. LONI, SHPK, SINANI, ING SH.P.K, Isars SH.P.K.

    Vlera e përgjithshme e këtij tenderi në kontratë ishte 1. 165.575.47 euro.

    Në ditën e 19 qershorit, kur iu pre shiriti stacionit të autobusëve kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi kishte deklaruar se vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro.

    “Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku vlera totale e tij është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka kontribuar me 600 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.

    Mirëpo, janë bërë pothuajse tre muaj që nga përurimi i stacionit të autobusëve në Podujevë, dhe ende nuk është funksionalizuar.

    Për mos funksionalizimin e këtij projekti mjaft të përfolur në Llap, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje, në komunën e Podujevës, por tash e një javë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Demolli, tha për Insajderin se nga komuna nuk po tregojnë arsyet pse nuk është u funksionalizuar stacioni.

    Ashtu ka mbetë, por s’po e tregojnë arsyen pse s’po e lëshojnë“, tha Demolli./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark