×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse nuk po zbatohet ligji për çmimin e barnave?

    Insajderi
    14 September 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligji për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale nga viti i kaluar hyri në fuqi, megjithatë sfidë për të mbetet zbatueshmëria.

    Derisa vetë qëllimi i ligjit për çmimin e barnave ishte kursimi i xhepit të qytetarëve edhe pse ka kaluar më shumë se 1 viti prej kur ky ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës pacientët po detyrohen të bredhin nga një barnatore në tjetrën për të blerë barna me çmime më të ulëta.

    Ditë më parë Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka publikuar listën preliminare të çmimeve të produkteve medicinale.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo listë aktualisht ndodhet në procedurat e ankimimit dhe si e tillë nuk ka fuqi obligative.

    “Në bazë të dispozitave ligjore të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale, Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale, në zbatim të Vendimit të Komisionit të ankesave për çmimin e produkteve medicinale, në përputhje me Vendimin Nr. 05-5084 ka përcaktuar çmimet e produkteve medicinale të regjistruara nga Bartësit e Autorizim Marketingut, në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Lista hyn në fuqi pas përfundimit të procedurave të ankimimit, lista e publikuar është listë preliminare dhe si e tillë nuk ka fuqi obligative”, thuhej në shkresën e Ministrisë e Shëndetësisë.

    Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha u shpreh se ligji për normalizim të çmimit të medikamenteve për shkaqe teknike nuk po mund të zbatohet.

    Sipas tij, zbatueshmëria e këtij ligji është domosdoshmëri për sektorin farmaceutik.

    Haxhijaha për KosovaPreess thekson se Ligji për unifikim të çmimit të barnave krahas uljes së çmimit të barnave mundëson edhe luftimin e  tregut ilegal.

    Skeptik për zbatueshmërinë e ligjit për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale shprehen nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

    Sipas Besim Kodrës nga kjo Shoqatë, ky ligj mund të zbatohet vetëm pas funksionalizimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

    Kodra ngriti shqetësime që pacientët në Kosovë po vazhdojnë të blejnë medikamente me çmime abuzive

    Dështim dhe për qëllime elektorale është vlerësuar Ligji për unifikimin e çmimit të barnave nga deputetët opozitar.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu u shpreh se përkundër që kanë kaluar gati 1 vit prej që është dashur ky ligj në fuqi ende nuk ka listë të çmimit të barnave.

    Ligji që parashihte rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat është miratuar në korrik të vitit të kaluar.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka premtuar se me këtë ligj do të ketë çmime më të ultë të barnave.

    E gjatë muajit maj të këtij viti ishte publikuar lista preliminare e çmimit të produkteve medicinale, por më pas ishte anuluar me arsyetimin se ka pas rritje të çmimit të barnave.

    Në vitin 2019 Ministria e Shëndetësisë kishte  nxjerrë një udhëzim administrative për unifikim të çmimit të barnave,  por që nuk gjeti zbatim. /KP/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark