Pse nuk preferohet ngrënia e bananeve në mëngjes - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse nuk preferohet ngrënia e bananeve në mëngjes

    Insajderi
    03 February 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse nuk e keni bërë tashmë mëngjesin një prioritet në rutinën tuaj të përditshme, ndoshta duhet ta filloni. Megjithatë, është e rëndësishme se çfarë hani në mëngjes dhe çfarë shmangni.

    Disa studime kanë treguar se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të merrni më shumë lëndë ushqyese thelbësore për ditën sesa ata që nuk hanë një vakt në mëngjes.

    Bananet janë një zgjedhje e popullarizuar për mëngjes, sepse shumë njerëz janë me nxitim, ndaj hanë atë që mund të gjejnë më shpejt. Megjithatë, nutricionisti Daryl Gioffreu beson se bananet duhet të shmangen në mëngjes – transmeton The Mirror.

    Bananet janë plot me kalium dhe vitaminë B6, por ato nuk kanë kolesterol dhe kripë dhe nuk do të mbajnë energjinë tuaj gjatë ditës.

    “Bananet duken si një zgjedhje perfekte, por ato kanë 25 për qind sheqer dhe janë mesatarisht acidike. Ato do t’ju japin energji në fillim, por së shpejti do të jeni të lodhur dhe të uritur”, ka thënë Gioffreu në një prononcim për Byrdie në vitin 2019.

    Nëse ende dëshironi t’i hani ato në mëngjes, eksperti rekomandon kombinimin e tyre me burime të yndyrave të shëndetshme, si frutat arrore, farat, avokadot, ullinjtë dhe vezët.

    Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në SHBA përpilon një sërë studimesh që kanë zbuluar se ngrënia e bananeve për mëngjes është problematike, sepse ato shoqërohen me një rritje të niveleve të sheqerit në gjak.

    Në radhë të parë duhet të kenë kujdes pacientët me diabet tip 2, niveli i sheqerit të të cilëve mund të ndryshojë seriozisht nëse konsumojnë banane çdo ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark