
Bashkim Zeqa, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është zënë ngushtë gjatë një interviste në emisionin “Tempus” ku temë e diskutimit ishte “Pushteti dhe liria e shtypit”, shkruan Gazeta Insajderi.
I pyetur për sulmet ndaj gazetarëve dhe rastet e tyre të hapura në prokurori, përkatësisht për rastin e gazetarit të Insajderit dhe autorit të emisionit InDok-s, Visar Duriqit, prokurori Zeqiri ka thënë se janë bërë shumë hulumtime por ende pa rezultate.
“Rasti ka shumë ekspertiza. Janë bërë shumë veprime hetimore, prokuroria aty janë marrë me dhjetra veprime hetimore. Në mënyrën e veprimeve që kanë bërë janë jashtëzakonisht të mira. Fatkeqësisht deri tani kanë munguar rezultatet por mbi të gjitha një rast i till nuk mbyllet. Si mund të mbyllet një rast i till kur është i lënduar një gazetar. Aty është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe”, tha prokurori ku fjalia e tij u ndërpre pas ndërhyrjes së moderatorit i cili e pyet se ku janë rezultatet për këtë rast.
Gazetari: Ku janë rezultatet? Se nëse operacioni ka shkuar shumë mirë pacienti nuk ish deshtë me vdekë
Bashkim Zeqa: Shiqo, detyra e hetuesisë është që me funksionu.
Gazetari: me Funksionu po por me pas rezultate.
Gazetari Duriqi ishte sulmuar fizikisht në shkurt të vitit 2021.
Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.
Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij, ndërsa raportohet se Duriqi ka të thyer dhëmbë dhe hundën.