×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pse po e fsheh”- presidenti malazez kritikohet se s’e bëri publik takimin me Vjosa Osmanin

    Insajderi
    16 June 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ka takuar dje homologun e saj malazez Jakov Milatoviq me të cilin njoftoi se ka folur “për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”.

    Por, pala tjetër, Milatoviq, i cili i ka bërë një përmbledhje takimeve, nuk e ka përfshirë takimin me Osmanin.

    “Përfitova nga pjesëmarrja në Samitin e Paqes për Ukrainën për të biseduar me zyrtarë të shumtë rajonalë dhe botërorë në margjinat e aktivitetit, duke pohuar kontributin që Mali i Zi jep në politikat e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

    Si President i Malit të Zi, jam krenar për faktin se vendi ynë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, perceptohet si një partner i besueshëm, e ardhmja e të cilit është e lidhur padiskutim me anëtarësimin e afërt në BE.

    Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit mbetet e shtrirë për të gjithë miqtë tanë!”, ka shkruar ai.

    Kjo nuk i ka shpëtuar një komentuesi në X i cili i ka drejtuar pyetje Milatoviqit.

    ” Derisa Vjosa Osmani me krenari e thekson takimin me Jakov Milatoviq, ai e fsheh me ngulm atë nga publiku malazias.Pse?”, ka shkruar Nikola Pavlicevic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark