Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj e ka quajtur Mytaher Haskukën gënjështarë, shkruan Insadjeri.
Në një emision televiziv në Kanal10, duke diskutuar për procesin e Partelizimit në komunën e Prizrenit, Totaj i ka thënë kryetarit aktual të Prizrenit, “Pse po e rren publikun edhe po kesh”.
Haskuka ishte duke shpjeguar se përse ky vendim nuk është votuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
“Procesi i partilizimit ka qenë kod i vecantë. Është hedh në votim në Kuvendin Komunal, asambleistet e PDK-së kanë qenë kundër, bile kanë dal nga Kuvendi. PDK i ka detyru të gjithë asambleistët me dal jashtë. Njëri nga ta ka dal jashtë dhe ka kërku falje për këtë veprim”, ka thënë Haskuka
“Kjo është rren. Pse po e rren publikun edhe po kesh”, i kundërpergjigjet Totaj.
Haskuka ia kthen “pse keni dal pra nga salla e kuvendin e s’keni ‘abstenuar’”./Insajderi.org/