Sa herë që topi mbërrin tek këmbët e mbrojtësit spanjoll Marc Cucurella në gjysmëfinalen Spanjë-Francë, dëgjohen fishkëllima nga tifozët në drejtim të tij.
Këtë po e bëjnë tifozët gjermanë që janë prezent në Allianz Arena. Ata janë të revoltuar për lojën me dorë të Cucurellas në ndeshjen çerekfinale ndaj Gjermanisë, e cila nuk u akordua penalti në vazhdime.
Gjermanët kanë pretenduar dhe pretendojnë se loja me dorë e lojtarit spanjoll ishte penallti. Por ndryshe vlerësoi arbitri e UEFA.
Gjermanët për këtë nisën peticion për të përsëritur ndeshjen dhe Cucurella është bërë figurë jo e dashur për ta.