Dua Lipa luan rolin e antagonistes kryesore në “Argylle”, filmin e ri të kategorisë thriller që në qendër ka një histori spiunazhi. Drejtuar nga Matthew Vaugh, më herët regjisor i “Kingsman”, ky film është pritur mirë nga kritika.
Ky është debutimi i parë i këngëtares me origjinë shqiptare në një rol kryesor edhe pse me herët e kemi parë të shfaqet në “Barbie”, vetëm në një sekuencë të vogël si pjesë e grupit të sirenave.
Fakti që Dua do jetë antagoniste, i ka bërë shumë kuriozë fansat për filmin, i cili nis të shfaqet në kinema në fillim të shkurtit.
“Dua është në periudhën e saj kinematografike, sa qejf”, shkruan një fans.
Ndërsa një tjetër thotë: “Ky film do jetë epik me Duan dhe John Cena në kast”.
“Do jem personi i parë që e sheh këtë film sepse ti je në të”, komenton një fasn tjetër i këngëtares.
Të tjerë fansa kanë shkruar vazhdimisht sa të emocionuar janë në çdo foto të filmit ku shfaqet Dua.