Pse Prokuroria nuk po ua dorëzon rezultatet e autopsisë familjes së Artila Kamerit? Vëllai i saj flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Prokuroria nuk po ua dorëzon rezultatet e autopsisë familjes së Artila Kamerit? Vëllai i saj flet për Insajderin

    Insajderi
    05 May 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rasti i 34-vjeçares, Artila Kameri, e cila vdiq pasi dyshohet se ra nga ballkoni i hotelit “Venus” në Graçanicë, vazhdon të mbetet mister. Familja Kameri nga Gjakova ende nuk po gjen qetësi. Rrethanat se si humbi jetën vajza e tyre nuk janë zbardhur akoma. Kjo pasi ende nuk është dorëzuar ende tek familja. Ndonëse nga Instituti bëjnë të ditur se raporti ka përfunduar dhe është në duart e prokurorisë.

    Vëllai i Artiles, Adonisi shprehet i zhgënjyer me punën e institucioneve pasi sipas tij e kanë neglizhuar rastin. Ai thotë se familja është në pritje të një përgjigje.

    ““Jemi tu prit edhe na Raportin e Autopsisë, na kanë thënë se na lajmërojnë por deri me tani askush  nga institucionet nuk na kanë lajmëruar. Jemi duke pritur nga Prokuroria. Mjekësia Ligjore e ka kry procedurën e raportit dhe e ka dorëzuar tek prokuroria”, ka thënë ai për Insajderin.

    Meshari Selimaj, avokati i familjes Kameri ka thënë se nuk kanë asnjë informatë lidhur me Raportin e Autopsisë.  Sipas tij, është vonuar shumë dorëzimi i raportit tek familja e Artilës.

    Ai thotë se nuk kanë asnjë informacion nga Prokuroria nëse e kanë pranuar raportin e autopsisë nga Mjekësia Ligjore.

    Institutit i Mjekësisë Ligjore i ka thënë Insajderit se raporti i autopsisë së Artila Kamerit ka përfunduar dhe është dorëzuar tek prokurori i shtetit.

    Vdekja misterioze e 34 vjeçares kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit të vitit 2023.

    Sipas Policisë së Kosovës, dyshimet e para ishin se e njëjta kishte rënë nga kati i dytë i hotelit “Venus”. Gajtë kohës së qëndrimiin në dhomën e hotelit e ndjera ishte nën shoqërimin e 32 vjeçarit nga Peja, Asdren Begollit.

    Prokuroria ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me hetimet për rastin.

    Raportimet e Insajderit lidhur me rastin:

    https://youtube.com/watch?v=nc3_sjaFDrk%3Ffeature%3Doembed
    https://youtube.com/watch?v=bRrQurr57Cc%3Ffeature%3Doembed


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark