Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme?

    Insajderi
    19 August 2022 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Policja e njohur nga Elbasani, Anisa Kostani ka marrë përsipër të mbrojë punën e Policisë së Shtetit në rrjetet sociale. Pasi u bë e njohur në këto rrjete për pamjen e saj dhe për ekspozimin e gjarprit si kafshë shtëpiake, Kostani, e revoltuar këtë herë, ka dalë kundër medias dhe pro punës që po bëhet nga kolegët e saj për zbardhjen e krimeve që po ndodhin në vend, më specifikisht, asaj të vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan. 

    Ditën e djeshme, policja akuzoi përmes një postimi të bërë në ‘INSTASTORY’, në aplikacionin ‘Instagram’ mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit e se këta të fundit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

    Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

    Fotot e mëparshme të saj me gjarprin qarkulluan në rrjet e po ashtu dhe kjo deklaratë. Po çfarë thotë rregullorja e Policisë së Shtetit për përdorimin e rrjeteve sociale për punonjësit e policisë.

    Do marrim më konkretisht dy raste, të cilat e cilësojnë të paligjshme komentet dhe veprimet e kryera nga policja Kostani. 

    Neni 115. 2. Punonjësi i policisë sigurohet që sjellja dhe fjalori i përdorur nga ana e tij, të mos perceptohen si abuzive, ofenduese, ngacmuese, tallëse apo viktimizuese për kolegët dhe publikun.

    Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

    Neni 116. 2. Punonjësi i policisë nuk shpreh asnjë qëndrim politik mbi çështje me karakter sensitiv për publikun, që janë duke u trajtuar nga ana e Policisë së Shtetit.

    Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

    Tashmë mbetet vetëm reagimi i institucioneve përgjegjëse për thyerjen e rregullores së kryer nga Policja Kostani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark