“Pse Sistemi Britanez është më i miri?” – dy storie suksesi të cilat iu shtynë të bëheni pjesë e British College of Sciences - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pse Sistemi Britanez është më i miri?” – dy storie suksesi të cilat iu shtynë të bëheni pjesë e British College of Sciences

    Insajderi
    22 February 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sistemi britanez është i njohur për standardet më të larta akademike. Kurrikula është krijuar për të ofruar një edukim të plotë, duke u fokusuar jo vetëm tek akademikët, por edhe në zhvillimin personal. Studentët inkurajohen të zhvillojnë të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë analitike.

    Qëllimi i këtij arsimi është të përgatisë njerëzit për jetën, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për të kontribuar në një shoqëri prosperuese.

    Sistemi më i suksesshëm ndër epoka vjen në Prishtinë me një ekip fantastike.

    “British College of Sciences” kolegj britanez është akredituar nga Agjencia Kombëtare e Kualifikimit (AKK) dhe e licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

    Udhëhiqet nga profesionistë të dëshmuar për ndërmarrësi të suksesshme dhe inovacion, si dhe nga akademik me përvojë mbi 20 vjeçare në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe mësimdhënie universitare e punime shkencore ndërkombëtare.

    Studentët përveç se do të përfitojnë dije që fitohet në shkollë për zhvillimin e softuerit dhe në laboratorët tanë profesional, ata do të pajisen edhe me certifikatat e moduleve përkatëse në ECVET kredi. Të gjitha ECVET kreditë e fituara në British College of Sciences mund të barten tek bartësit e arsimit të lartë dhe me vetëm disa provime shtesë fitojnë titullin Bachelor (BSc.).

    British College of Sciences ka dëshmuar ndër vite prezencën e tyre duke përgatitur për treg me mijëra zhvillues softuerësh.

    Zhvilluesit e Softuerit janë pionierët e Epokës Dixhitale

    Në botën e sotshme teknologjik me zhvillim të shpejtë, inxhinierët e softuerit qëndrojnë në ballë të inovacionit dhe përparimit. Ndërsa bota po ndërlidhet gjithnjë e më shumë përmes platformave dixhitale, kërkesa për inxhinierë të kualifikuar softuerësh vazhdon të rritet.

    Nga zhvillimi i aplikacioneve të fundit deri te industritë revolucionare, këta profesionistë luajnë një rol kryesor në formësimin e së ardhmes së shoqërisë.

    Inxhinierët e softuerit janë arkitektët që qëndrojnë pas revolucionit dixhital, duke nxitur përparime në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, mësimi i makinerive, siguria kibernetike dhe të tjera hapësira kompjuterike. Ekspertiza e tyre është thelbësore në krijimin e zgjidhjeve softuerike që rrisin efikasitetin, përmirësojnë komunikimin dhe fuqizojnë bizneset të lulëzojnë në një botë dixhitale.

    Para së gjithash, BCS është e përkushtuar për të ofruar arsimim të nivelit të lartë në fushën e programimit dhe inxhinierisë softuerike. Kurrikula është krijuar me kujdes për t’i pajisur studentët me aftësitë, mjetet dhe teknikat më të fundit të nevojshme për të shkëlqyer në këtë industri me zhvillim të shpejtë.

    Shembujt konkret janë Anida Llapashtica dhe Andi Statovci, të dy studentë të British College of Sciences. Tashmë të punësuar në këtë institucion.

    Anida Llapashtica flet për rëndësinë e marrjes së diplomës nga kjo shkollë.

    Ndërkohë rasti i Andi Statovcit është edhe më i veçantë. Ai kishte zgjedhur fushën e mjekësisë për të kaluar pastaj në atë të teknologjisë.

    Se sa i veçantë është rrugëtimi i tij, flet vet ai.

    Universitetet në Britaneze janë ndër institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze në botë. Kemi dëgjuar për Universitetin Cambridge, Universiteti i Oksfordit në Angli është pothuajse 1000 vjeç dhe aktualisht renditet universiteti më i mirë në botë. Po ashtu kemi lexuar e dëgjuar për shumë shkencëtarë e biznesmen që dolën nga aty.

    Nuk është çudi që vendi është një destinacion kryesor për studentët ndërkombëtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark