Pse Spanja nuk njeh Kosovën? Kryeministri spanjoll jep këtë përgjigje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Spanja nuk njeh Kosovën? Kryeministri spanjoll jep këtë përgjigje

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, madje shteti nga gadishulli iberik, Kosovën e konsideron akoma si pjesë e Serbisë, shkruan Insajderi.

    Por, pse Spanja nuk e njeh Kosovën? Një përgjigje e kemi marrë nga Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili u shpreh se edhe miqtë e mirë kanë kontradiktat e tyre, duke deklaruar se ëshë shkelur e drejta ndërkombëtare në rastin e Kosovës.

    “Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria edhe Spanja mund të kenë mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësinë , ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi, këtë e themi me gjithë respektin që kemi për Shqipërinë”, është shprehur Sanches.

    “Këtë nuk e ndajmë me Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në krahun tuaj. Ne nxisim dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre”, tha kryeministri i Spanjës.

    Nga ana tjetër, Rama reagoi duke thënë se mendon të kundërtën, ndërsa shtoi se është në të drejtën e homologut të tij që të nxjerrë konkluzione ekstreme.

    “Ju jeni të të drejtën tuaj të nxirrni konkluzione ekstreme, unë ju them se e kundërta është e vërtetë. Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Sebrisë në Bruksel nuk është një e drejtë, por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Unë mbështes qeverinë e Kosovës dhe i mbështes autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. E përgëzoj kryeministrin e Kosovës për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore, jo për të ndryshuar marrëveshjen por për ti dhënë kohës për tu sqaruar dhe kur marrëveshja të hyjë në fuqi mos ketë probleme”, u përgjigj Rama.

    Kujtojmë se, janë të shumta rastet në sport, në veçanti në futboll, kur televizionet spanjolle publike iu kanë referuar ekipit kombëtar të Kosovës si “Ekipi Kombëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës” e jo si “Kombëtarja e Kosovës në futboll”.

    /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark