Ekspertët nga e gjithë bota po përpiqen të kuptojnë se si sistemi i sofistikuar i hapësirës ajrore të DC çoi në tragjedinë e mbrëmjes.
“Është shumë e qartë, duke parë rrugët e fluturimit të avionit dhe transmetimet e radios, se Black Hawk iu kërkua të ruante ndarjen vizuale nga Fluturimi 5342 (aeroplani që u përplas) për disa arsye –– dhe ne nuk e dimë këtë arsye”, Tony Stanton nga Australia. Autoriteti i Sigurisë së Aviacionit Civil i tha CNN‘it.
“Kjo është një nga fushat që do të më interesonte ta shqyrtoja si hetues. Çfarë e bëri që ekuipazhi i Black Hawk të mos respektonte urdhrin që iu dha?”.
Helikopteri ushtarak Black Hawk që u përplas ishte në një fluturim stërvitor në kohën e incidentit, tha shefja e mediave Joint Task Force-National Capital Region, Heather Chairez. /Insajderi.org/