Pse testi del pozitiv edhe disa muaj pas shërimit nga Covid - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse testi del pozitiv edhe disa muaj pas shërimit nga Covid

    Insajderi
    21 December 2020 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë njerëz në botë, vazhdojnë të rezultojnë pozitiv, edhe pse kanë muaj që janë shëruar nga koronavirusi.

    Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë. Një shpjegim i mundshëm, sipas tyre, ka ardhur nga studiuesit amerikanë, që thonë se grimca të imëta të ADN-së së virusit, në raste të rralla, mund të zënë vend në ADN-në e njeriu, shkruan DW.

    Si rezultat testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi. Rezultatet e studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë.

    Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit.

    Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër koronavirusit është shprehur herë pas here shqetësimi se vaksina e ARN-së mund të transformohet e integrohet në ADN.

    Studiuesit thonë, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore, për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së. Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën.

    Por puna e studiuesve nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit, tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm.

    Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut.

    Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se këto të fundit, në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark